Flash News

KRYESORE

Ruçi nuk mohon mbështetjen paraprake të Ulsi Manjës dhe Ermonela Felajt për Arta Markun; përpiqet të justifikojë veprimin e Ballës

Ruçi nuk mohon mbështetjen paraprake të Ulsi Manjës dhe

Politiko.al publikoi i pari lajmin më 11 dhjetor se Arta Marku do të zgjidhej kryeprokurore e përkohshme pasi kishte mbështetjen e dy deputetëve socialistë, Ulsi Manjës dhe Ermonela Felajt. Lajmi u konfirmua zyrtarisht më 18 dhjetor, kur mazhoranca votoi për Arta Markun, por ndërkohë, sot, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, e ka përdorur këtë lajm të 11 dhjetorit për të justifikuar sjelljen e Taulant Ballës në sallën e seancave plenare.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun nga Maqedonia, Talat Xhaferri, Ruçi tha se deputetët e PS që morën kartat e demokratëve, e bën këtë për arsye se u mohua e drejta të shpreheshin me kartat e tyre. Ai solli rastin e Ulsi Manjës dhe Ermonela Felajt, të cilët nuk votuan dot për kryeprokuroren, ndonëse në media ishte raportuar për mbështetjen ndaj kandidates dhe ishin firmëtar në kandidaturën e dërguar në Kuvend.

Sipas Ruçit, votimi për kryeprokuroren ishte i rregullt dhe brenda standardeve.

“Në Parlament, të gatshëm për të marrë pjesë në votim kanë qenë 76 deputetë. Faktikisht në votim morën pjesë 73, pra 69 pro, dy kundër dhe dy abstenim. Pra nuk votuan tre deputetë. Shtrohet pyetja, pse? Nuk kishin me se të votonin sepse u ishte marrë karta. Dhe e dini se cila është më groteskja? Në mediat tuaja është deklaruar se kandidatja për prokurore të përkohshme, kishte suportin e dy deputetëve, Felajt dhe Manjës, kryetarit të Komisionit të Ligjeve dhe kryetares së Komisionit të Sigurisë. E dini që këta deputetë nuk kanë votuar dhe këta deputetë kanë qenë firmëtar për mbështetjen e kësaj kandidateje? Është normale, është e rregullt kjo që dy deputetë që ishin edhe firmëtarë për kandidaten për prokurore të përkohshme të përgjithshme, nuk patën mundësinë të votonin? Pra ishin tre deputetë që nuk votuan. Nga ana tjetër, ishin dy deputetë që përdorën kartat e kolegëve të tyre të krahut të djathtë dhe këta nuk janë anonim por janë konkret. Ata e kanë deklaruar jo vetëm në rrugë informale, por kanë depozituar në sekretarinë e votimit dhe në Kuvendin e Shqipërisë, deklaratë me shkrim, se kemi përdorur këtë kartë për arsyen se mu privua e drejta për ushtrimin e kësaj të drejte nëpërmjet kartës sime elektronike. Pra i gjithë votimi për mua është absolutisht normal dhe brenda standardeve.

Paloka i përgjigjet Ruçit: Në 27 vite nuk ka pasur asnjëherë kriminelë në Parlament

 

Të fundit