Flash News

KRYESORE

Ruçi përzë opozitën, nis Parlamenti i fëmijëve (FOTOT)

Debatet e ashpra sot në Kuvend u shoqëruan me bojkotin e opozitës dhe përjashtimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Kuvendi.

Mirëpo, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi pas Parlamentit ‘rural’ dhe largimit të opozitës, ka mbledhur në sallë një grup fëmijësh.

Ai evitoi çështjen e rëndësishme të komisionitë të Reformës Zgjedhore, për të vijuar takimin me kalamajtë, të cilët u fotografuan jashtë dhe brenda ambienteve të Parlamentit.  Takimi me fëmijët zgjati disa minuta, ndërsa Ruçi shtyu seancën për në orën 13:00. Por a do i japë zgjidhje ky vendim i Ruçi, situatës aktuale politike?  

Të fundit