Flash News

KRYESORE

Ruçi shmang vapën, voton herët në mëngjes:  Nuk ka burrë nëne që e vendos më diktaturën në Shqipëri

Ruçi shmang vapën, voton herët në mëngjes:  Nuk

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zgjedhur të hedhë votën e tij që prej orëve të para të mëngjesit, duke shmangur edhe temperaturat e larta të kësaj të diele.

Pasi votoi mes Erion Veliajt dhe Arben Skënderit te Liceu Artistik, Ruçi foli për gazetarët, ndërsa apeloi për qetësi dhe maturi.

“Siç e patë unë jo vetëm që votova, por edhe zgjodha, zgjodha se ishin dy kandidatë. Në garë ishin 30 subjekte politike, kandidatë kishte dy. Do ishte më mirë të kishte më shumë subjekte politike dhe kandidatë në të gjitha bashkitë. Megjithatë, sot nuk është dita të analizojmë këtë çështje, se kjo ka qenë objekt diskutimi në ekranet tuaja, sot është dita të bëjmë apel për qetësi, maturi dhe vendosmëri”, tha Ruçi.

I pyetur se çdo të ndodhë nesër, ai tha: Nesër do të jetë një ditë normale. Por nuk mbaron me këtë, do të vazhdojnë përpjekjet e politikës shqiptare që të hënën, as ata që vendosën me verdiktin e tyre për të mos marrë pjesë duhet të bëjnë analizë, por edhe mazhoranca e trumpatorë, por duhet të bëjnë një analizë”, tha Ruçi, ndërsa teksa u pyet nëse kishte rrezik që këto të etiketoheshin si zgjedhje moniste, Ruçi tha: “S’ka burrë nëne që e vendos më diktaturën në Shqipëri”.

Të fundit