Flash News

KRYESORE

Ruçi i shpall mediat të padëshirueshme, nuk lejon filmimin në sallë

Ruçi i shpall mediat të padëshirueshme, nuk lejon filmimin

Gramoz Ruçi vijon të shkelë rregulloren në Këshillin e Mandateve dhe rasti i fundit është refuzimi i tij që mediat të hyjnë në sallën ku deputetët do të votojnë për kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit.

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi jashtë Kryesisë së Kuvendit se opozita ka kërkuar praninë e medieve, por Ruçi e kundërshtoi duke hedhur në votim kërkesën e tij, e cila gjithashtu nuk mori shumicë votash.

“Tashmë që është faza e fundit e diskutimit në Komision, nga ana e kryetarit nuk pranohet që media të jetë brenda. Ia kërkuam në bazë të rregullores, zoti Ruçi e kundërshtoi dhe e hodhi në votim, por kërkesa mori vetëm 5 vota dhe jo shumicën”, tha deputeti demokrat.

Alibeaj u shpreh se: “Edi Rama në pakt të plotë mafioz me Tahirin, duan të lënë në errësirë shqiptarët për të kuptuar të vërtetën.”

Të fundit