Flash News

KRYESORE

Ruçi si Meta: Jo pasaporta për kosovarët; Prishtina të zgjidhë demarkacionin që të mos humbasë mbështetjen e SHBA-BE

Ruçi si Meta: Jo pasaporta për kosovarët; Prishtina të

Kryeparlamentari shqiptar inkurajoi spektrin politik kosovar që sa më shpejt të zgjidhet problemi i Demarkacionit me Malin e Zi, pasi sipas Ruçit, “‘mosratifikimi i tij rrezikon edhe humbjen e mbështetjes ndërkombëtare”.

Ruçi bëri thirrje që të tejkalohen interesat politike dhe ti hapet rrugë liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ne dimë që është një problem i vështirë, ka një debat të vështirë mes forcave politike, i inkurajojmë ato që të shikojmë tej interesave thjesht partiake dhe të mos humbasim mbështetjen veçanërisht të partnerëve tanë strategjikë siç janë SHBA-të dhe BE, me qëllim që ky ngërç i këtij problemi të zgjidhet sa më shpejt”, nënvizoi Ruçi.

Kryetari Ruçi u shpreh se “me zgjidhjen sa më shpejt të kësaj çështje do të zgjidhet edhe problemi më i madh që ka Kosova lidhur me regjimin e vizave”.

Për fat të keq, shtoi ai, ka ngelur i vetmi vend që qytetarët e saj në Ballkanin Perëndimor, nuk është bërë liberalizmi i vizave”, tha Ruçi.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, nga ana e tij, u shpreh i kënaqur me përparimet në Kosovë dhe me punën që po bën Kuvendi i Kosovës, ndërsa përgëzoi spektrin politik vendor për pjekurinë e treguar në procesin zgjedhor të 22 tetorit.

Ndërkohë, në një konferencë me kryeministrin Ramush Haradinaj, Ruçi iu përgjigj edhe pyetjes për kërkesën e presidentit Hashim Thaçi, që Shqipëria të pajisë me pasaporta qytetarët e Kosovës. Sipas tij, kjo çështje nuk duhet të zgjidhet shqiptarë me shqiptarë, por me Bashkimin Evropian.

“Duhet të kërkojmë që ky proces të bëhet realitet për të mos u zgjidhur shqiptarë me shqiptarë, por për t’u zgjidhur me partnerët ndërkombëtarë, me BE-në dhe liberalizimi të bëhet realitet. Sigurisht duhet pak durim”, u përgjigj Ruçi.

Të fundit