Flash News

KRYESORE

Ruçi takim me delegacionin e PE në Tiranë: Parlamenti është legjitim nga zgjedhje të ndershme

Ruçi takim me delegacionin e PE në Tiranë: Parlamenti

Delegacioni i Parlamentit Evropian  i cili zbarkoi dje në Tiranë ka zhvilluar sot një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ku u diskutuan zhvillimet e fundit politike dhe reformat për ecurinë e Shqipërisë drejt BE.

Gjatë takimit mes tyre mësohet se Ruçi u ka komunikuar se parlamenti është legjitim, edhe pas aktit unanim të opozitës për ‘djegien’ e mandateve’ dhe se zgjedhjet e 2017-ës janë të ndershme.

“Parlamenti është legjitim sepse vjen nga zgjedhje të ndershme. Zgjedhjet e 2017 janë të certifikuara 100% nga ana e numëruesve  të opozitës. Zgjedhjet kanë probleme, por ato zgjidhen në Kuvend, ndërsa Kuvendi është në dispozicion të opozitës. Opozita gëzon të drejta që unë si opozitar nuk i ëndërroja, madje ka folur tre orë më shumë se mazhoranca”, mësohet të ketë deklaruar kreu i Kuvendit.

Kujtojmë se VOA dhe BIRN publikuan përgjime që hodhën dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Të fundit