Flash News

KRYESORE

Ruçi tregon bisedën me deputeten holandeze: Rezoluta për vizat nuk do të zbatohet

Ruçi tregon bisedën me deputeten holandeze: Rezoluta për vizat

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në një prononcim për mediat nga Holanda ka treguar bisedën që ka bërë me një deputete holandeze. Kryeparlamentari Ruçi, u shpreh se politikania i ka thënë që kjo rezolutë nuk do të zbatohet.

“Sa i takon rezolutës së parlamentit holandez për vizat, një nga deputetët hollandez që votoi rezolutën, tha se nuk do zbatohet”, tha Ruci.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se paraqitën për zyrtarët holandezë, arritjet e Shqipërisë në  kuadër të pesë prioriteteve, për çeljen e negociatave.

“Kuvendi Shqipërisë në kuadër të objektivit strategjik për hapjen e negociatave ka muaj qe ka nisur tur vizitash në vende të shumta  e të rëndësishme të BE, në Gjermani, Itali sot në Hollandë. Kemi pasur takime në France, vende të Ballkanit, anëtare të BE. Do kemi takime në Çeki. Sot jemi në Hollandë, ku paraqitem në Parlamentin Hollandez arritjet e Shqipërisë në  kuadër të pesë prioriteteve. Nga kontaktet ne fitojmë duke sqaruar mbi skepticizim apo paqartësitë mbi arritjet tona. Pavarësisht nga jehona mediatike për skepticizmin e Hollandës gjetëm mirëkuptim të plotë, deklaruan se po presin përfundimin e zgjedhjeve europiane, rekomandimin e KE dhe ne fund do shprehen lidhur me vendimin e Hollandës për negociatat,” tha Ruçi

Të fundit