Flash News

KRYESORE

Ruçi tregon vizionin e tij për BE-në: Nuk do ketë më dallime, Ballkani do të jetë tërësisht integruar

Ruçi tregon vizionin e tij për BE-në: Nuk do ketë më

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi tregoi vizionin tij për Bashkimin Evropian pas 3 dekadash, kur Ballkani do të jetë pjesë e unionit dhe ku nuk do të ketë dallime midis veriut dhe jugut. Ai ndodhet në Strasburg në konferencën e kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

“Si përfaqësues i një vendi të vogël dhe periferik të Evropës së sotme, kam arsye më shumë të përfytyroj realizimin e ëndrrave të vendeve të vegjël si Shqipëria. Evropa është sot vendi më i bukur në botë. Programet dhe skenarët e zhvillimit të 70 vjetëve të fundit e kanë bërë kontinentin më pak konfliktual dhe më shumë solidar.”, tha ai gjatë fjalës së mbajtur.

Ruçi shprehu bindjen se në dy-tre dekadat e ardhshme, familja evropiane do të jetë e gjitha brenda shtëpisë evropiane.

“Evropa do të vuajë më pak nga pasojat e asimetrive midis Veriut super të zhvilluar dhe Jugut, në zhvillim e përpjekje për të arritur Veriun.

Gadishujt e Evropës, Skandinavia, Gadishulli Iberik, Apeninet dhe Ballkani nuk do të jenë më kaq të ndryshëm për nga ritmet e zhvillimit, aftësitë konkurruese, niveli i mirëqenies dhe kontributi për paqen. Ballkanasit nuk do të kenë më nevojë për negociatorë skandinavë për tú qetësuar midis tyre.

Ballkani Perëndimor nuk do të jetë më “delja e zezë” për udhëheqësit evropianë, por një vlerë e shtuar për familjen evropiane.

Kufijtë kulturorë dhe politikë të Evropës do të bëhen më pak të përfillshëm dhe do të përputhen, ndoshta, me kufijtë gjeografikë të saj.” vazhdoi kreu i kuvendit të Shqipërisë.

Ruçi shtoi se figura si Çurçill, Shuman, De Gasper, Adenauer, Spask dhe Bevin, më shumë sesa ëndërruan, kontribuuan për ndërtimin e shtëpisë së përbashkët evropiane.

“Shembullin e tyre duhet të ndjekim ne dhe brezat pas nesh”

Të fundit