Flash News

KRYESORE

Rudi Vata jep diagnozën për braktisjen e kombëtares nga tifozët

Rudi Vata jep diagnozën për braktisjen e kombëtares nga

Ish kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vata ka treguar arsyet se përse tifozët kuqezi nuk janë më të shumtë në stadium për të mbështetur Shqipërinë.

“Tifozët janë larguar sepse nuk i ka kënaqur loja! Tifozeria jonë është specifike në llojin e saj. Lumturohet kur kemi rezultate te mirë. Nuk rrinë pranë skuadrës në ditë të vështira. Motivohet vetëm kur kundërshtari është interesant dhe ka vlera. Skuadra islandeze nuk iu jep kënaqësinë që iu jep një skuadër të madhe.

Edhe rezultatet negative kanë ndikuar në këtë atmosferë. Kjo atmosferë mund të ndryshojë nëse skuadra jonë bën një paraqitje të mirë dhe krijohet prapë shpresa se ëndrra kuqezi mund të vazhdojë”, tha Vata në studion e emisionit “Ëndërr Kuq e Zi” në “RTSH”

Të fundit