Flash News

KRYESORE

Rudi Vata ka kritika për kuqezinjtë për ngatërresën me himnin

Rudi Vata ka kritika për kuqezinjtë për ngatërresën me

Ish kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vata, ndihet i ofenduar nga ngatërresa e himnit shqiptar të flamurit në “Stade de France”, nga organizatorët francezë. Ai madje bën me faj edhe lojtarët, pasi ata reaguan vonë dhe lejuan që të luhej himni i gabuar.

"Për himnin u ndjeva i diskriminuar. Nuk e di nëse ishte e qëllimshme por dyshoj shumë. Në një kohë të tillë të bësh gabime të tilla. Federata franceze duhej të bënte një test. Ishte një shenjë mosrespektimi. Reagimi ishte me vonesë i futbollistëve. Ne reaguam shumë me vonesë. ", tha Vata.

Ish lojtari kuqezi mendon se kombëtarja pas humbjeve të pësuara nuk ka shpresa për kualifikimin në evropianin e 2020-ës.

"Nuk mendoj që kemi shpresa për Evropianin. Nesër është ndeshje e rëndësishme për të ardhmen por jo për Evropianin. Që nesër Edi Reja, ka kapur se kush janë lojtarët e vërtetë që do t'i shërbejnë Shqipërisë. Nuk mendoj që ka shqiptarë që janë të kënaqur me ndeshjen me Francën. sigurisht që kishim kundërshtar shumë të madh por edhe ne kemi lojtarë që paguhen si profesionistë që duhet të jenë në gjendje që të luajnë një futboll të denjë që të bëjnë të shpresosh për më shumë." u shpreh Vata.

Të fundit