Flash News

KRYESORE

Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj për herë të parë përballë njëri-tjetrit pas sherrit në “Al Pazar”

Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj për herë të parë

Rudina Dembacaj është një nga aktoret  e humrit që publiku shqiptar e do shumë dhe e ndjek në çdo emision që ajo prezantohet. Rudina u njoh gjërësisht për rolin e saj “Ajes” në emisionin në Vizion Plus “Al Pazar”.

Por Rudina dhe Agron Llakaj, i cili është dhe producent e moderator i këtij emisioni,  kanë patur një zënkë mes njëri-tjetrit. Dembacaj në momentin që ishte kthyer në një ndër figurat më të pëlqyera të këtij emisioni, për çudinë e të gjithëve dha lajmin e largimit.

Sipas thashethemeve që qarkulluan në mediat online largimi i Rudinës nuk kishte qenë aq i miqësor dhe kishte ardhur pas një sherri me producentin dhe moderatorin e “Al Pazar”, Agron Llakaj.

“Nuk do më shihni më asnjë ditë në Al Pazar! Dhe nuk e lashë për arsye familjare, siç thotë Goni. Fatkeqësisht, ose fatmirësisht, nuk kemi mbetur miq”, është shprehur atëhere Rudina për NRG.

Moderatorët e emisionit “Chaude Patate” të NRG Radio kanë zbuluar se Agron Llakaj do të jetë të hënën e ardhshme përballë fëmijëve në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, pjesë e të cilit është edhe Rudina dhe kjo do të jetë përballja e tyre e parë.

Të fundit