Flash News

KRYESORE

Rudina Dembacaj tregon për natën e parë me bashkëshortin: Nuk më besoj çfarë kisha bërë, nuk më zinte gjumi

Rudina Dembacaj tregon për natën e parë me bashkëshortin:

Moderatorja shqiptare Rudina Dembacaj, së bashku me bashkëshortin e saj kanë qenë të ftuar në “Rudina” në Klan. Dembacaj ka folur në lidhje me historinë e saj të dashurisë dhe se si u njohë më Aleksin.

Takimi i tyre i parë ka qenë kur moderatorja ka çuar makinën e saj për të rregulluar në ofiçinën e Aleksit dhe sipas saj që në momentin e parë ajo ka pasur një tërheqje ndaj tij, ndërkohë që partneri i saj shprehet se ndjenjat për të i kanë lindur më vonë.

Aktorja shprehet se e ftoi Aleksin në shtëpinë e saj për darkë dhe se pas këtij momenti çdo gjë eci me ritme të shpejta, fejesa, martesa dhe më pas lindja e vajzës.

Aleksi ka zbuluar se tatuazhi i bufit në kyç ka lidhje me të njëjtin epitet që ai përdor me Rudinën, e kjo lidhet pikërisht me natën e parë të kaluar bashkë. “Sa herë që lëvizte natën, Aleksi më shihte dhe unë që isha gjithë kohës zgjuar”, ka thënë Rudina, për të vijuar më tej: “Nuk më besohej çfarë kisha bërë dhe nuk më zinte gjumi. Kur erdhi mëngjesi, Aleksi më pyeti pse rrija si buf gjithë natën.”

Rudina shprehet se në krahët e bashkëshortit e ka kuptuar se çdo të thotë të trajtohesh si princeshë.

Të fundit