Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari bën deklaratën ‘bombë’ në Kuvend: Më kanë kërcënuar në zyrë, merrni masa para se këtu të ketë viktima

Rudina Hajdari bën deklaratën ‘bombë’ në Kuvend:

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka bërë një deklaratë të fortë pak minuta më parë në foltoren e Kuvendit.

Ajo ka deklaruar se është kërcënuar me jetë në zyrën e saj, ndaj i kërkoi kreut të Kuvendit, të merren masa të rrepta për kontrollimin e personave që kanë akses në Kuvend dhe Kryesi para se të ketë ndonjë viktimë.

“Ju kam kërkuar me anë të një shkrese të siguroni ambientet e kryesisë së kuvendit. Deputetet po kërcënohen, është e papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam patur raste në zyrën time , kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar, nuk mudet të ndodhë më. Ju lutem merrni masa para se të kemi ndonjë viktimë këtu në kuvend. Asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar mirë, dhe të shantazhojnë të tjerë”, tha Hajdari.

Të fundit