Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari flet për marrëveshjet PS-PD-LSI: Ky është pakti që e bëri Ramën 'perandor'

Deputetja Rudina Hajdari flet për marrëveshjet mes partive të mëdha politike të viteve të fundit, mes PS-PD-LSI.

Në një status në rrjetet sociale, Hajdari thekson se Partia Socialiste u forcua nga marrëveshja me kreun e PD, Lulzim Basha në vitin 2017, ndërsa vetë Rama u bë “perandor”, pas paktit Basha-Kryemadhi pas djegies se mandateve.

“Marrëveshja Rama-Basha e 2017 e forcoi Partinë Socialiste, ndërsa marrëveshja Basha-Kryemadhi për lënien e mandateve e bëri Ramën Perandor. Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë?”, shkruan Hajdari.

Kujtojmë se vetë Hajdari bashkë me deputetët Lefter Koka nga LSI dhe Myslym Murrizi nga PD nuk pranuan të djegin mandatet në bllok bashkë me pjesën tjetër të opozitës.

 

Të fundit