Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari flet për përjashtimin e së ëmës dhe 'ata që i janë hedhur si ujq'. Duartrokitet nga socialistët

Rudina Hajdari flet për përjashtimin e së ëmës dhe

Rudina Hajdari e ka nisur fjalën sot në Kuvend duke folur për ‘një lajm në familjen e saj’. “Shumë njerëz jashtë kësaj salle që më janë hedhur si ujq, sot e morën përgjigjen. Ata thonin se unë po rrija në Kuvend për të mbrojtur timë më nga vetingu”, ka thënë Hajdari.

Ajo ka shtuar se ende beson te refoma në drejtësi. “Nëse e them këtë për nënën time e them për çdo gjyqtar e prokur dhe do ta mbështes këtë reformë deri në fund se shkoj përtej interesave te familjes time”.

Partia Demokratike, jo zyrtarisht por nëpërmjet njerëzve të saj në rrjetet sociale, por edhe analistë të ndryshëm e kanë konsideruar vendimin e Rudian Hajdarit për të mos mbështetur vendimin e opozitës për të lënë mandatet si një mënyrë për të ndihmuar të ëmën në procesin e vettingut. Sipas tyre kishte një pakt mes saj dhe Ramës dhe në këmbim Fatmira Hajdari nuk do të përjashtohej nga organet e vettingut.

Sot gjyqtarja Hajdari u përjashtua zyrtarisht nga sistemi i ri drejtësisë.

Të fundit