Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari jep dorëheqjen si kryetare e komisionit të Integrimit, në vend të saj propozon Halit Valterin

Rudina Hajdari i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit ku kërkon dorëheqjen nga posti i kryetares së Komisionit të Integrimit, duke propozuar në vendin e saj deputetin e opozitës së re Halit Valteri.

Gjithashtu Hajdari propozon dhe dy ndryshime të tjera.

Në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik propozon të caktohet kryetar Halil Jakimi kurse në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin të caktohet kryetar deputeti Arlind Çarçani.

Ende nuk dihen arsyet e largimit të Hajdarit. Kujtojmë se ajo është bashkëkryetare në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Të fundit