Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari ju kërkon falje ndërkombëtarëve për deklaratat e Metës: Ndjehemi të turpëruar

Rudina Hajdari ju kërkon falje ndërkombëtarëve për

Pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta, i cili ju kërkoi ndërkombëtarëve të mos tallen me Shqipërinë vjen reagimi i deputetes të opozitës parlamentare, Rudina Hajdari.

Hajdari shkruan se ndjehet e turpëruar nga ky sulm i Ilir Metës, ndaj ambasadorëve dhe u kërkon atyre falje.

“Asnjëherë nuk mendoja se do të shihja një ditë në post-komunizmin e Shqipërisë ku presidenti i vendit tonë do të sulmonte Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe OSBE-në dhe diplomatë të tjerë të nderuar. Ky është një turp dhe ndjehemi të turpëruar. Kërkoj falje të gjithë diplomatëve tanë për këtë çmenduri”, shkruan Hajdari.

Më herët, të dielën edhe Rama gjatë një konference për shtyp, iu kërkoi ndjesë ndërkombëtarëve që janë sulmuar nga politikanët shqiptarë.

 

Të fundit