Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari ‘justifikon’ gafat duke sulmuar Bashën dhe Kryemadhin: Më mirë lapsuse, se të gënjej demokratët

Deputetja Rudina Hajdari ka ironizuar deklaratat e opozitës së bashkuar, e konkretisht kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Me një status në rrjetet sociale, Hajdari justifikon lapsuset që shpesh bëhet ‘hit’ në rrjetet sociale me argumentin se ka jetuar për 17 vite në Amerikë.

Sipas saj, më mirë të bëjë lapsuse se sa të gënjejë demokratët, siç citon Hajdari duke u thënë shqiptarëve se “85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”.

“Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”. Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesapet e tyre”, shkruan deputetja, e cila bashkë me Lefter Kokën dhe Myslym Murrizin nuk pranuan të djegin mandatet në fund të shkurtit të këtij viti, bashkë me pjesën tjetër të opozitës.

Të fundit