Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari këshillon 12 deputetët e rinj të Kuvendit: Ky fakt duhet marrë parasysh, përfshirë edhe mua

Deputetja e PD, Rudina Hajdari ngre shqetësimin se të rinjtë në Shqipëri janë të papunë dhe shënojnë nivelin më të lartë në Europë.

Ndërsa publikon një raport krahasues me vendet evropiane, Hajdari u bën thirrje të gjithë deputetëve të rinj të Kuvendit që ngrenë më shumë zërin në parlament për të luftuar këtë fenomen.

“Shqipëria ka numrin më të lartë të papunësisë të të rinjve, në rajon por edhe në Europë. Papunësia e rinisë kap shifrat 32.8%. Po të hapësh faqen e Instat sot, e tregon 10% më pak këtë shifër. Kjo tregon tentativën e qartë të qeverisë për ta mbuluar këtë realitet të hidhur, sepse nuk ka qenë kurrë një prioritet për ta dhe s'ka për të ndryshuar nëse nuk përpiqemi të hedhim më shumë dritë mbi këtë fenomen.

Zhvillimi i rinisë dhe krijimi i hapësirave lehtësuese për punësimin e tyre duhet të jetë prioritet pasi kjo grup-moshë është 1/3 e Shqipërisë, dhe duke marrë parasysh se sot kemi 12 deputetë nën moshën 35 vjeç, përfshi dhe mua, politikat për të rinjtë duhet të jenë më në fokus sot më tepër se asnjëherë.

Pavarësisht sjelljes demoralizuese të qeverisë, duhet që së bashku me shoqërine civile dhe aktivistët të përpilojmë ligje dhe të marrim praktikat më të mira perëndimore për të zhvilluar potencialin e rinisë”, shkruan Hajdari në statusin e saj në rrjetet sociale.

Të fundit