Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari kujton të atin: Ditëlindja e 12-të ishte e fundit me babin pranë, ma bëri surprizë

Rudina Hajdari kujton të atin: Ditëlindja e 12-të ishte e fundit

Vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, ka rrëfyer pak nga jeta e saj në emisionin “Rudina”

Ajo ka folur në lidhje më aspiratat e saj dhe dëshirën për tu kthyer në Shqipëri pas studimeve të cilat i mbaroi në Amerikë.

Hajdari është shprehur se kjo është hera e dytë që kthehet në Shqipëri pas angazhimit të saj në Ministrinë e Punëve të Jashtme në departamentin e NATO-s.

“Unë zgjodha të kandidoj si deputete, dëshira ime ka qenë të kthehem në Shqipëri, dhe nuk ka qenë rastësi. Kjo është hera e dytë që kthehem. Kam punuar në Ministrinë e Jashtme në departamentin e NATO-s, por u shkëputa pas 2 vitesh për të vazhduar studime të tjera në Londër.”

Njoha me bashkëshortin e saj ka qenë shumë herët, kur ajo ishte 16 dhe ai 18 vjeç, deputetja tregon se ata u njohën në shkollë në Amerikë dhe vendosën të martohen .

Në këtë intervistë ajo nuk mund të linte pa kujtuar të atin, Azem Hajdarin, prej të cilit kujton festën e ditëlindjes së12-të në Durrës.

“Njohja ime me të ka qenë në moshë shumë të hershme, ai ishte 18 vjeç dhe unë 16 vjeç. Jemi njohur në SHBA gjatë shkollës, më pas vendosëm të martoheshim edhe pse ai i dinte aspiratat e mia.

Ajo që kujtoj gjatë kohës që ishte babi gjallë, ishte ditëlindja ime e 12-të. Ajo ishte ditëlindja ime e fundit me të pranë, edhe pse askush se dinte ai vendosi që të ma festonte në Durrës, me shumë miq”,- tha Rudina.

Të fundit