Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari: Marrëveshja me Ramën, rrezikon karrierën politike të Bashës

Rudina Hajdari: Marrëveshja me Ramën, rrezikon karrierën politike

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari mendon se një marrëveshje e mundshme Rama – Basha, nënkupton fundin e karrierës politike për kreun e Partisë Demokratike. Sipas saj, ajo nuk do të pritej aspak mirë nga demokratet dhe do t’I kthehej në boomerang Z. Basha.

“Partitë jashtë Parlamentit duhet të jenë koshiente për gabimin që kanë bërë dhe të pranojnë opozitën brenda parlamentit për të ecur përpara. Kjo është e vetmja mënyrë për t’u dhënë zgjidhje gjërave që u interesojnë shqiptarëve. Një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës do të ishte fundi për kreun e PD pasi ai ka bërë disa premtime dhe të mos i plotësosh ato është e gabuar. Një marrëveshje do t’i kthehet në bumerang zotit Basha, do t’i ketë demokratët kundër”, u shpreh Rudina Hajdari në A2 CNN.

Ajo theksoi gjithashtu se reforma zgjedhore tashmë është futur në shina dhe duhet çuar sa më parë përpara. “Reforma zgjedhore është futur në shina dhe tani duhet ta çojmë përpara. Shqiptarët duhet të kenë mundësi të zgjedhin kandidatët që ndjehen të përfaqësuar. Strukturat aktuale nuk e lejojnë qytetarin të votojë kandidatin e duhur. Lista është e mbyllur. Reforma zgjedhore kërkon shumë ndryshim, të ligjit të Kushtetutës. Ka shumë punë, por tashmë është në shina. Në fillim ishin skeptik për reformën, por tashmë retorika është ndryshe”.

Të fundit