Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari mbron qeverinë në Holandë: Protestat e opozitës, të dhunshme. Vendi rrezikon orientimin europian

Rudina Hajdari mbron qeverinë në Holandë: Protestat e

Me delegacionin shqiptar në Holandë ishte edhe deputetja Rudina Hajdari me mision për të bindur ligjvënësit vendas për të votuar pro hapjes së negociatave për Shqipërinë. Para anëtarëve të Komisionit të Çështjeve Europiane, Hajdari nuk hezitoi të kritikonte protestat e opozitës, që sipas saj dëmtojnë imazhin e vendit, ndërsa u bëri apel me tezën “mos lejoni ndërhyrjet e tjera që duan ta tërheqin orientimin tonë drejt Bashkimit Europian”.

“Arsyet pse jam këtu pranë maxhorancës është se ne duhet të na hapin negociatat. Shpresojmë se në të ardhmen të mos kemi dhunë e protesta sepse dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Shpresojmë që çështjet e brendshme t’i zgjidhim”, sqaroi Hajdari.

“Ne mendojmë se jemi gati. Nuk duhet të paragjykojmë njëri-tjetrin. Frika na izolon. Shqipëria ka 10 vjet në NATO, çka e bën aleate të rëndësishme në Ballkan. Nëse Shqipëria hap negociatat do të kemi më shumë përgjegjësi për të vazhduar me reformat dhe të arrijmë standardet tuaja. Nëse nuk hapen negociatat muajin e ardhshëm, ne nuk e dimë çdo ndodhë vitin e ardhshëm, apo në Europë. Mos lejoni ndërhyrjet e tjera që duan ta tërheqin orientimin tonë drejt Bashkimit Europian”, deklaroi Hajdari, raporton gazetari i Vladimir Lame.

Të fundit