All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rudina Hajdari me tone të ashpra në Kuvend: Unë dhe nëna ime kemi qenë viktima të dhunës

All - Paragraf - 1

Deputetja Rudina Hajdari ka ngritur zërin sot në foltoren e parlamentit për neglizhencën e autoriteteve shtetërore sipas saj për të luftuar fenomenin e dhunës ndaj grave.

All - Paragraf - 3

Duke u nisur nga ngjarjet e pak ditëve më parë, ku dy gra brenda 24 orësh u vranë nga bashkëshortët e tyre, Hajdari tha se ministritë përgjegjëse duhet të kishin marrë masat e duhura, pasi sipas saj jemi në emergjencë kombëtare.

“Në dy muaj j 7 gra janë vrarë, është emergjencë kombëtare. Gratë sot nuk janë të mbrojtura, dhunohen çdo ditë. Kam patur rastin të takohem me disa prej tyre dhe më vjen keq që në këtë parlament pas 2 vjet e gjysmë të flasim prapë për gra që vriten në rrugët e Tiranës, flas për kohën kur u vra një gjyqtare nga burri i saj dhe shteti nuk bëri asgjë.

Reklamoni se roli i gruas shqiptare po rritet, por gratë po vriten në rrugë. Ne jemi të gjitha viktima sepse nuk e luftojmë këtë fenomen. Nuk mjafton ta mbushim foltoren vetëm me gra por edhe ta luftojmë fenomenin së bashku.

Zonja ministre, se po më shikoni në sy, duhet të kishit shkarkuar dikë prej atyre që punon me ju, duhet të kishit marrë masa .

Ministri i rendit po ashtu. Nuk mund të thoni se tilla ngjarje ndodhin kudo, sepse historia e gruas shqiptare është historia që vuan gjithë jetën e saj”, tha Hajdari, duke shtuar se edhe ajo kur ka qenë më e re ka rënë pre e dhunës, madje bashkë me nënën e saj, Fatmira Hajdarin.

“Edhe unë kur kam qenë e re kam qenë pre e viktimë e dhunës, jo për dhunë psikologjike, jemi të gjithë viktimë e këtij fenomeni. Nëna ime mund të ketë qenë viktimë e dhunës në kohën e komunizmit, ndaj fëmija ime nuk dua që të jetë e tillë”, tha Hajdari.

Të fundit