Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari ngurron, por në fund dëgjon amerikanët dhe firmos marrëveshjen

Rudina Hajdari ngurron, por në fund dëgjon amerikanët dhe firmos

Disa media kanë raportuar se deputetja Rudian Hajdari ka refuzuar ta firmosë marrëveshjen  e arritur mes përfaqësuesve të PS dhe PD, por një burim i Politiko konfirmon se në dokumentin e pajtuar mes palëve ka firmosur edhe anëtarja  e katërt e Keshillit Politik.

Hajdari, edhe pse me ngurrime, me sa duket ka ndjekur këshillën e amerikanëve për t’i thënë po marrëveshjes, edhe pse ajo ka kërkuar lista të hapura dhe një sistem tjetër elektoral të ndryshëm nga aktuali.

Mbetet megjithatë të shihet se cili do të jetë reagimi i deputetëve të rinj të opozitës parlamentare, një pjesë e të cilëve janë shprehur skeptikë me një pakt që i sheh ata në pamundësi për të qenë sërish antarë të Kuvendit.

Të fundit