Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari: Parlamenti shqiptar është më i egër se New York-u, është plot me burra  

Rudina Hajdari: Parlamenti shqiptar është më i egër se New

Deputetja Rudina Hajdari ka treguar më shumë për veten dhe raportet e saj me politikën. Në një intervistë për ‘E diell’ në Top Channel, Hajdari, duke bërë krahasimin me jetën e saj që nga adoleshenca në New York, thotë se parlamenti shqiptar është më i egër se vështirësitë që të përball qyteti i madh amerikan.

“Po, është goxha i egër se është plot me burra. Ka edhe gra, por që ndjesia që të jep është goxha i ashpër.

Kjo ndodh sepse në parlament merren gjithë kohës me individë dhe jo me ide, argumentet, kjo të bën të ndihesh keq. Qoftë edhe mediat, gjithçka është e fokusuar rreth individit, pse e the, çfarë bëri... Kjo të bën të tregohesh pak e ashpër, unë jam munduar të krijoj një model tjetër dhe të merrem me çështje konkrete”, thotë Hajdari.

E pyetur se çfarë pune ka bërë në Amerikë, deputetja tregon se pas shkollës punonte në dyqane të ndryshme, por merrej edhe me aktivitete sportive.

“Kur shkova në Amerikë fillova shkollën menjëherë, ishte periudhë goxha delikate në atë moshë., Më beri të punoja fort me veten, të hyja në sistemin e New Yorkut. Ishte e vështirë sepse ai vend nuk është qytet i lehtë.

Në fund të gjimnazit nisa të punoj. Kam punuar në dyqane të ndryshme, bizhuteri, aktivitete pas shkollore, por merresha edhe me aktivitete sportive. nuk rrija asnjëherë në shtëpi, isha gjithë kohës e angazhuar”, tha Hajdari.

Të fundit