Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari përplaset me Ramën, i propozon Metës datën 2 Maj për zgjedhjet

Rudina Hajdari përplaset me Ramën, i propozon Metës datën 2

Deputetja Rudina Hajdari i ka propozuar ditën e sotme Presidentit të Republikës Ilir Meta datën 2 maj për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Lajmin e ka bërë me dije vetë Hajdari përmes një postimi në rrjetet sociale, e cila bën me dije se për vendimin është bazuar dhe në propozimet e ndjekësve të saj.

Por, kjo datë çon deputetn në përplasje me mazhorancën, pasi sot Rama e Meta kanë rënë dakord për çdo datë zgjedhjesh të vlefshme në periudhën zgjedhore 15 prill-15 maj, me përjashtim të datës 2 maj, për shkak të kremtimit të Pashkëve.

Ndërsa Rudina Hajdari kërkon "2 majin", pasi sipas saj e bën datën e zgjedhjeve historike për të festuar fitoren e njerëzve punëtore e të palodhur karshi të pangopurve.

Kujtojmë se Rudina Hajdari iu bashkua Nismës Thurje, të cilët do të krijojnë një parti të re dhe gjatë shtatorit do të mbajnë një tur në të gjithë Shqipërinë.

Postimi i Hajdarit:

Bazuar edhe në propozimet tuaja të bëra në rrjetet sociale mbas kërkesës për ta marrë së bashku këtë vendim i propozova datën 2 maj sot presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Zgjedhjet e ardhshme do të jenë një betejë mes qytetarëve të ndershëm dhe punëtore të këtij vendi dhe një klase politike të pangopur e cila edhe pse nuk ka punuar një ditë në jetën e saj, është pasuruar tej mase në kurriz të djersës së njerëzve punëtore.

Kjo e ben daten e zgjedhjeve historike, ndaj mendoj se nuk ka datë më simbolike se sa 2 maji, për të festuar fitoren e njerëzve punëtore e të palodhur karshi të pangopurve.

Të fundit