Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari: Rama më i frikësuar se kurrë edhe nga partia e tij

Rudina Hajdari: Rama më i frikësuar se kurrë edhe nga partia e

Deputetja Rudina Hajdari ka kritikuar mungesën e kryeministrit Edi Rama në Parlament teksa diskutohet për raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë. “Është një kryeministër që lëviz në Evropë me reforma që nuk janë implementuar kurrë”, u shpreh Hajdari nga foltorja e Kuvendit.

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat tha se Rama është më i frikësuar se kurrë, madje është i frikësuar edhe nga partia e tij. Hajdari kritikoi Qeverinë për mos-përmbushjen e kushteve të vendosura nga Brukseli për të bërë të mundur hapjen e negociatave.

Ajo i bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë që të bashkohen për të përmbushur aspiratën e shqiptarëve për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Të fundit