Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari sot në Parlament: Do rrëfej pse nuk e dogja mandatin; Si e komenton qëndrimin e të vëllait krah Bashës në protesta

Rudina Hajdari sot në Parlament: Do rrëfej pse nuk e dogja mandatin;

Deputetja e PD, Rudina Hajdari, një ndër tre deputetët e opozitës që nuk pranuan të djegin mandatin, duke thyer kështu edhe vendimin unanim të pjesës tjetër opozitare do të jetë sot e pranishme në seancën parlamentare.

Ajo është shfaqur herët në ambientet e Kuvendit, ndërsa e pyetur nga ‘Ora News’, ajo deklaroi se sot do të tregojë arsyet pse nuk pranoi të djegë mandatin e deputetit.

Pse nuk e dogjët mandatin tuaj, duke dalë kundër vendimit të opozitës?

Hajdari: Do ta them sot në Parlament

A ndiheni tradhtare?

Hajdari: Absolutisht jo

Vëllai juaj ka dalë krah Bashës në protestat e opozitës, si e komentoni?

Hajdari: Unë dhe vëllai im luftojmë për të njëjtin qëllim që është demokracia e Shqipërisë dhe e ardhmja e Shqipërisë, kështu që nuk kemi absolutisht asnjë kundërshtim me njëri tjetrin

Të fundit