Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari i tregon Ramës gabimin e tij fatal: Për çfarë më pyesin qytetarët sapo më takojnë

Rudina Hajdari i tregon Ramës gabimin e tij fatal: Për

Rudina Hajdari, e bija e politikanit Azem Hajdari, ka mbajtur fjalën e saj të parë si deputete në Kuvendn e Shqipërisë.

Deputetja e re demokrate teksa shprehu kënaqësinë dhe nderin që është pjesë e parlamentit të Shqipërisë, u shpreh e bindur se Partia Demokratike ka akoma shumë për të bërë për të ardhmen e vendit.

Rudina iu drejtua dhe Ramës duke i treguar rolin e rëndësisë së diplomaciosë ekonomike, dhe quan gabim fatall të kryeministrit shkrirjen e Minstrisë së Integrimit.

Deputetja demokrate shprehet e keqardhur që shqiptarët larrgohen çdo ditë nga Shqipëria. Madje ajo tregn se qytetarët që e takojnë i drejthen shpeshherë duke e pyetur, “Pse u ktheve? Çfarë deshe?”

PJESË NGA FJALA NË KUVEND E RUDINA HAJDARIT:

“Jam e nderuar që jam pjesë e Parlamentit shqiptar si njëë deputete e re.

Unë jam e bija e Azem Hajdarit, e rrënjosur në Partinë Demokratike, por dhe një figure që shkon përtej të majtës dhe të djathtës. Unë do merrem me të ardhmen e vendit. Do gjykoj strategjikisht çështjet që i përkasin interesit kmbëtar. Pas 26 vitesh them që kemi akoma më shumë për të bërë.

Kam bindjen se ne kemi nevojë për një rimëkëmbje të frymës së re demokratike dhe duhet të veprojmë për të qenë pjesë e integrimit europian.  

I kërkoj qeverisë Rama një plan të plotë. Unë dhe Partia Demokratike nuk do të ndalemi derisa të ndalojmë krimin e organzuar në Shqipëri. Është turp i madh që nuk po kontollojmë dot kanabisin në Shqipëri.

Dëshiroj t’u zgjas dorën të gjithë deputetëve dhe ju uroj suksese.

Si deputete e njësisë 11 e kam për detyrë të flas hapur për ato që më votuan. Por sot shumë prej qytetarëve të Lapraks janë pa punë. Mungesa e ujit, energjisë elektrike na bën një vend të tretë…

Pyetja e parë që më bëjnë mua është, “Pse u ktheve? Çfarë deshe?” Çdo ditë shqiptarët po largohen.

Do të ndalem pak te diplomacia ekonomike. Kjo nuk është dicka e re, por nuk dini se diplomacia ekonomike është e bllokuar pikërisht nga ju. Shkrirrja e Ministrisë së Integrimit ishte një gabim fatal.

Jam e nderuar që të flas sot përbalë jush si bija e Azem Hajdarit dhe shpresoj që prania ime në këtëë sallë të sjellë lehtësim të plagëve të së shkuarës.

Të fundit