Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari: U dakordësua për çështje pa rëndësi, u morën vesh të dyfishojnë buxhetin për partitë

Rudina Hajdari: U dakordësua për çështje pa

Rudina Hajdari, përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, pas mbledhjes së sotme deklaroi se çështjet për të cilat u dakordësuan palët sot ishin pa rëndësi. Gjithashtu, Hajdari tha se duke ndryshuar periudhat zgjedhore, iu mbyll dera diasporës:

“Sot u dakordësua për disa çështje pa rëndësi. U dakordësua për fashë zgjedhore të re dhe anëtarët e Këshillit Politik u bënë si vajzat e motit, duke treguar se është më mirë të votohet me temperatura të larta apo të ulëta. Kjo gjë është e papranueshme, nëse ndryshojmë fashat i mbyllim dyert diasporës për të votuar.”

Më pas, ajo theksoi se “PS dhe PD ranë dakord që buxhetimi i partive të dyfishohet”:

“PD kërkoi dyfishim nga buxheti i shtetit për fushatat zgjedhore. Pse duhej kjo? Ato janë taksat e qytetarëve.”

Po ashtu, Hajdari i bëri gjithashtu thirrje kreut demokrat, Lulzim Basha, që të mbështesë propozimet e opozitës parlamentare për referendumin dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor:

“Kemi propozuar ligjin për referendumin, që do t’i jepte fuqi qytetarit në vendimmarrje. Ky propozim do të diskutohet javën që vjen. I bëj thirrje Lulzim Bashës dhe PD-së të mbështesë ndryshimin e sistemit dhe ligjin për referendumet. Ose mbështet këto propozime që janë për një vend demokratik, ose të kthehet në krahët e Edi Ramës”.

Të fundit