Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari zyrtarisht jashtë 'Nismës', konfirmon Pano Soko: Kusht për bashkëpunimin tonë ka qenë hapja e listave

Rudina Hajdari zyrtarisht jashtë 'Nismës', konfirmon Pano

Nga Borisa Lala

“Nisma”, lëvizja më e re politike e krijuar në Shqipëri, ka ndërprerë bashkëpunimin me deputeten Rudina Hajdari. Lajmin e ka konfirmuar për Politiko.al anëtari i saj, Pano Soko.

I kontaktuar për më shumë informacion rreth deklaratave të tij të mëhershme referuar të ardhmes së “Nismës” si subjekt politik, por edhe bashkëpunimit me Rudina Hajdarin, Soko ka vënë në dukje se "Nisma" do të vijoj punën e saj në realizimin e qëllimeve politike, mirëpo pa deputeten Hajdari.

Z. Soko ju kontaktoj pas një deklarate që keni dhënë për mediat e pasuar nga një sqarim në rrjetet sociale... Doja t'ju pyes, a do vijoni bashkëpunimin tuaj me deputeten Hajdari?

Kusht për bashkëpunimin tonë ka qenë hapja e listave, pasi dhe formati i mekanizmit të zgjedhur në bashkëpunim ishte i tillë që funksiononte vetëm me lista të hapura. Meqë listat nuk u hapen, mekanizmi u rrëzua.

Pra konfirmoni deklaratën e mëhershme, që "s’ka terren për të vijuar bashkëpunimin me Hajdarin"?

Po!

Cila ishte arsyeja qe përjashtuat Hajdarin nga partia? Apo për faktin se dështoi në mbajtjen e premtimit të saj për hapjen e listave?

Po nuk përjashtuam njeri. Te lutem. S'është përjashtim. Është ndërprerje e bashkëpunimit. Pra, Nisma Thurje dhe Rudina ndërpresin bashkëpunimin. Sepse Rudina nuk ishte pjesë e Thurjes. Ishim duke bashkëpunuar.

Ishte kjo një iniciativë e 'Nismës', apo e të dy palëve, duke qenë se bashkëpunimi nuk funksionoi?

Është si kur prishet një kontratë. Kontrata prishet se s'përmbushen kushtet. Nuk ka një palë që tërhiqet e një palë që qëndron.

Rrugët mes palëve janë ndarë këtu. Nuk dihet nëse ky ka qenë një vendim i njëanshëm nga Nisma apo është marrë në mënyrë të përbashkët pas konsultimit me Hajdarin, por “Nisma” shkon drejt 25 prillit pa Hajdarin.

E pyetur në lidhje me këtë fakt, por edhe më tepër, zonja Hajdari nuk i është përgjigjur ende interesit të Politiko.al.

Të fundit