Flash News

KRYESORE

Rudina Magjistari publikon në emisionin e saj videon kur moderonte 18 vite më parë: Çfarë më pëlqen më shumë

Rudina Magjistari publikon në emisionin e saj videon kur moderonte 18 vite

Moderatorja Rudina Magjistari prej vitesh është pjësë e ekranit shqiptar. Moderatorja ditën e djeshme kishte ftuar në emisionin e saj Ardian Trebickën, i cili së shpejti do të vijë me një koncert recital në Tiranë.

Gjatë emisionit drejtuesja e “Rudina” riktheu edhe një herë recitalin e këngëtarit, të mbajtur në vitin 2000, të drejtuar nga vetë Magjistari.

”Ishte viti 2000 të dashur miq, totalisht ndryshe”, shprehet Rudina.

Ndërsa Trebicka i tha; “Nuk ke ndryshuar fare Rudina”.

“Unë kur e pashë veten thashë duhet kurajë, por do të bëj si do të bëj dhe do ta transmetoj. Do ta shohim sëbashku… Janë fragmente të shkëputura nga një recital që është bërë në Marikaj. Me shumë të ftuar të tjerë, personalitete të artit të muzikës. Recitali titullohej “Tango””, u shpreh Rudina duke shtuar më tej se, fustani i pëlqente shumë.

“Edhe tani që po e shikoja thashë sa fustan i bukur”, shtoi më tej Rudina.

Të fundit