Flash News

KRYESORE

Rudina Magjistari vë në siklet profesorin: Nuk flas dot shumë për të

Rudina Magjistari vë në siklet profesorin:  Nuk flas dot shumë

Pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’ ishte i ftuar Neshat Kapinova për të folur rreth librit të tij ‘Mjekësia Moderne’. Mes të tjerash ai shpjegon edhe pse kafeja, seksi dhe shfryrja e hundëve mund të shkaktojnë goditje në tru.

Një moment, kur Rudina i ka kujtuar autorin atë çfarë shkruante ai në libër sa i takon seksi, Kapinova është vënë në siklet dhe është përgjigjur ‘nuk flas dot shumë për të’. (Video minuta 03:27)

Biseda

Rudina: Kafeja, seksi dhe shfryrja e hundëve mund të shkaktojnë goditje në tru.

Neshat Kapinova: Po.

Rudina: Ta shpjegojmë pak.

Neshat Kapinova: Nga sforca. Ti për shembull kur teshtin ose kur ashtu, është mirë të mos e bllokosh asnjëherë. Pse? Sepse pëson gjëra të brendshme që mund të çajnë venat dhe arteriet dhe mund të kalojnë edhe në aortë.

Rudina: Pra d.m.th, kur teshtijmë, asnjëherë s’duhet ta pengojmë.

Neshat Kapinova: Asnjëherë.

Rudina: Asnjëherë sepse është e dëmshme për shëndetin.

Rudina: Në këtë listë keni përfshirë edhe kafenë.

Neshat Kapinova: Sheqeri që është sot, ai të sjell dëmtime shumë të mëdha. Kur pi kafen me sheqer të shkakton skuqje fytyre. Për disa persona kafja është e mirë për zemrën, për të tjerët është e dëmshme sepse shkakton tension të lartë dhe diabet.

Rudina: Seksi thoni ju gjithashtu.

Neshat Kapinova: Nuk flas dot shumë për të.

Rudina: Pse? Ju keni folur edhe në libër.

Neshat Kapinova: Po flet libri…

 

https://www.youtube.com/watch?v=e0bNpPPBcB4

 

 

Të fundit