Flash News

KRYESORE

Ruli: Do thonë që po bëjmë paqe. Berisha në krah të Bashës i bën një premtim: Do vij dhe te ty...

Ruli: Do thonë që po bëjmë paqe. Berisha në krah

Në ceremoninë e vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit, Lulzim Basha pati mundësinë të takohej edhe me një prej kundërshtarëve të tij, Genc Rulin, ish-ministër dhe ish-deputet i PD-së.

I pari që u afrua pranë Rulit ishte ish-kryeministri Sali Berisha dhe pas tij edhe Basha.

“Do thonë që po bëjmë paqe”, u shpreh Ruli gjatë përshëndetjes me Berishën dhe Bashën.

“Do vij dhe ty”, iu drejtua Berisha Rulit, “kur të bëhen frutat do më ftosh”.

“Janë speciale”, ishte përgjigja e Rulit, ndërsa Basha shtoi: “Frutat janë bërë, e ka vitin e dytë të frutave ky.”

Pavarësisht se ka qenë disi më i tërhequr në akuzat ndaj Bashës në media, marrëdhënia e Rulit me kryetarin e PD-së vijon të jetë e tensionuar dhe është herët të flitet për një marrëveshje paqeje midis tyre.

Topalli shfaqet në ceremoninë e rëndësishme, por shmang takimin me Bashën dhe Berishën

Të fundit