Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rumania dhe Hungaria grinden për gazin në Detin e Zi; interesat janë kontradiktore
Në pjesën rumume të Detit të Zi janë zbuluar vitet e fundit burime gjigande gazi natyror dhe disa prej tyre janë mbyllur sërish. Sipas vlerësimeve të kujdesshme kemi të bëjmë me të paktën 40 miliardë metër kubik, por sasia mund të jetë edhe 200 miliardë metër kubik. Sasi e mjaftueshme për të mbuluar nevojat e gjithë Rumanisë për dekadat e ardhshme, por edhe për të eksportuar gaz.
Për të transportuar gazin nga Deti Kaspik në vendet evropiane, u planifikua ndërtimi i një gazsjellësi, BRUA, gërmat e të cilit tregojnë për vendet që marrin pjesë në të, Bullgari, Rumani, Hungari dhe Austri. BRUA pritet të fillojë punën më 2019, sipas një projekti që përkrahet nga Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane për zhvillim, EBRD.
Siç ndodh shpesh në projektet e mëdha të sektorit të energjisë, edhe në këtë rast kemi të bëjmë me polemika të gjata. Aktualisht këtë e tregon një grindje rumuno- hungareze për ligjet ofshore rumune dhe sasinë që planifikohet të kalojë në BRUA-n hungareze.
Në fund të muajit qershor shefi i ndërmarrjes për furnizimin e gazit në Hungari, Kristóf Terhes paralajmëroi politikën rumune që të nxjerrë pa vonesë ligjin për burimet ofshore dhe të furnizojë sasinë e dëshiruar nga Hungaria prej 4,4 miliardë metër kub gaz. Pak pas kësaj ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó shkoi edhe më tej duke thënë se Rumania pengon me shtyrjet e saj sigurimin e energjisë së rajonit. Nga ana e saj Rumania i ktheu akuzat mbrapsht dhe disa politikanë akuzuan Hungarinë se nuk i përmbahet detyrimeve të saj në ndërtimin e BRUA-s.
Interesa kontradiktore
Këmbimet e akuzave pasqyrojnë gjendjen komplekse të interesave në këtë çështje. Nga njëra anë janë shtetet e BE-së përfshirë Austrinë, që mundohen të krijojnë një furnizim të larmishëm me gaz, që të mos jetë i varur nga furnizimi rus. Në këtë aleancë bëjnë pjesë edhe koncernet perëndimore Exxon dhe OMV, që merren me zbulimin e gazit në Detin e Zi.
Hungaria nga ana e saj mundohet të forcojë pozicionin, madje të dalë në krye të sektorit të energjisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Prandaj qeveria e Orbanit mori vendim korrikun e kaluar që në kuadër të projektit BRAU, të mos e ndërtojë lidhjen e planifikuar të gazsjellësit me pjesën austriake. Si argumentim thonë se lidhja ekzistuese nëpërmjet Sllovakisë mjafton për transportin e mëtejshëm të gazit natyror.
Pas një takimi të përbashkët me qeverinë serbe si dhe pas pjesëmarrjes në një forum që merret me çështjet e energjisë, në muajin shkurt të këtij viti kryeministri hungarez Viktor Orbán foli hapur për atë se ku i rreh vendit të tij: "Monopolit rus të gazit do i vijë fundi, sepse më shumë se gjysmën e importit të gazit ne do e marrim nga një burim tjetër, në këtë rast nga Rumania". "Kjo është një situatë e re jo vetëm për Hungarinë, por për gjithë rajonin. Që do të thotë se Hungaria do të gjendet në një pozicion të ri gjeostrategjik – në një pozicion shumë më të favorshëm se më parë."
Hungaria mundohet të dalë në pozicion kyç
Kurse në Rumani është duke u zhvilluar prej kohësh një grindje e gjatë politike për neglizhencën dhe korrupsionin në dhënien e lejeve për përpunimin e lëndëve të para. Në të kaluarën koncernet është dashur të paguajnë shumë pak për licencat e përpunimit të lëndëve të para, kështu që shteti humbiste shumë para nga mosmbledhja e taksave për shkak të kontratave të bëra keq. Kjo duhet ndryshuar me një ligj të ri, të paktën në rastin e gazit nga Deti i Zi, me një ligj që quhet ofshore. Ligji u aprovua në fillim të javës së kaluar në Dhomën e Ulët të parlamentit rumun, Dhomën e deputetëve.
Sipas ligjit të ri, i cili nuk ka hyrë ende në fuqi, për licencat tani jepen 13 përqind. Po ashtu vendoset një taksë progresive në varësi të çmimit të gazit; ajo mund të shkojë deri në 50 përqind të fitimit. Politikanë të opozitës në Rumani, ankohen se shtetet e tjera relevante në nxjerrjen e gazit kërkojnë përqindje dhe taksa më të larta nga koncernet. Po ashtu ata fajësojnë qeverinë se në nxjerrjen e ligjit ofshore i është nënshtruar shumë shpejt presionit ndërkombëtar, përfshirë edhe atë hungarez.
Ekspertë hungarezë shohin në këtë rast rolin kyç të Hungarisë në grindjet për gazin nga Deti i Zi. Ekonomisti dhe eksperti për çështjet e energjisë, András Deák nga Akademia hungareze e shkencave thotë se për herë të parë në 60 vjet në Hungari do të rrjedhë gaz tjetër, që nuk është rus. "Do ishte budallallëk ose të paktën shumë rusofile, nëse kjo mundësi nuk shfrytëzohej." Pyetjet që shtrohen tani janë çfarë garancish mund të japë Orbán, në mënyrë që gazi të rrjedhë i lirë dhe me çmim të pranueshëm nëpër Hungari. (DW)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38