Flash News

KRYESORE

Rumania kritika SHBA-së dhe Holandës: Po ndërhyjnë në punët e brendshme, ambasadorët emëruan prokurorin e rëndësishëm

Rumania kritika SHBA-së dhe Holandës: Po ndërhyjnë në

Kreu i Senatit të Rumanisë, Calin Popescu Tariceanu ka kritikuar Ambasadat e Holandës dhe SHBA-së për ndërhyrje në punët e brendshme dhe presion ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë. Reagimi erdhi pas dëshmisë së ish-ministrit të Drejtësisë, Titus Corlatean, në një komision hetimor, për ndikimin e dy ambasadave të huaja ne emërimin e Laura Codruta Kovesi si prokurore e Drejtorisë Kombëtare të Antikorrupsionit.

Ish-ministri Corlatean ka deklaruar se ish-ambasadori amerikan Mark Gitenstein dhe ish-ambasadori holandez Matthijs van Bonzel, i kanë bërë presion në vitin 2012-të, për të emëruar Kovesin në një pozicion  të lartë në Prokurori. Ai theksoi se nuk i kujtohej qartë nëse bëhej fjalë për postin e Prokurorit Antikorrupsion apo atë të Prokurorit të Përgjithshëm.

Zyrtarët rumunë shprehën indinjatë ndaj SHBA-së dhe Holandës për presionin ndaj ish-ministrit, ndërsa kërkuan respektimin e praktikave diplomatike.

Laura Codruta Kovesi u emërua prokurore e drejtorisë antikorrupsion në maj të 2013-ës, detyrë që e mban edhe sot. 

Të fundit