Flash News

KRYESORE

‘Rumania mbështet çeljen e negociatave të Shqipërisë’, Balla: I kërkuam edhe njohjen e Kosovës

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla përmes një postimi në Facebook njofton se ndodhet në Rumani, në kuadër të një vizite zyrtare.

Balla njofton se Rumania është mbështetëse e vendit tonë për hapjen e negociatave, duke shtuar se si kërkesë e shtruar për Rumaninë është paraqitur edhe njohja e Kosovës.

“Si dy vende partnere dhe aleate në NATO, Shqipëria dhe Rumania besojnë fort se dy shtete të konsoliduara në rajon kontribuojnë jo vetëm për paqen dhe sigurine kolektive të tij, por edhe më gjerë, duke promovuar demokraci dhe liri në vende të tjera ku ka konflikte, në bashkëpunim të ngushtë me partnerë strategjikë si SHBA dhe vende të tjera të NATO-s dhe BE-së. Shqipëria do të mirëpriste nga Rumania njohjen e Kosovës, ishte kërkesa jonë në takim”-nënvizon Balla.

Të fundit