Flash News

KRYESORE

Rummenigges nuk i del inati, presion lojtarëve të Bayernit

Rummenigges nuk i del inati, presion lojtarëve të Bayernit

Numri një i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, ka reaguar ashpër dhe ndaj lojtarëve, përveç shkarkimit të trajnerit Niko Kovac. Ai ka kërkuar fitoren në dy ndeshjet e radhës në Champions dhe në kampionat.

"Kemi një javë të fortë përpara. Ne përballemi me Olimpiacosin në Champions League të mërkurën dhe duam të kualifikohemi për raundin tjetër. Të shtunën kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër dortmundit dhe duhet të fitojmë derbin më të rëndësishëm të Gjermanisë.

"Kovac? Hansi Flick ka besimin tonë dhe mendoj se është njeru i duhur për momentin", - tha Rummenigge. Byerni shkarkoi Niko Kovacin pas humbjes 5-1 me Frankfurtin. Kampionët e Gjermanisë nuk po luanin mirë prej javësh dhe sinjalet drejt teknikut kroat ishin përcjellë.

Të fundit