Flash News

KRYESORE

‘Rusi 2018’/ Më shumë si një grup modelësh se sa futbollistë, për cilin ekip bëhet fjalë

Nis sot Kampionati Botëror i Futbollit Rusi ‘2018’.

Mediat kanë nisur të shkruajnë tashmë jo vetëm për rëndësinë e ekipeve dhe cilësinë e lojatareve, por edhe për jetën e tyre përtej futbollit.

Mediat e huaja kanë shkruar për lojtarët e Iranit, një nga konkurrentët e këtij botërori. Ata janë shfaqur me kostume serioze dhe të veshur seriozë, ndërsa ndodhen në Rusi para se të nisë gara.

Mediat i kanë vlerësuar duke i cilësuar më shumë si një grup modelësh se sa futbollistë, nisur edhe nga format trupore.

Ndër më të vlerësuar janë 'Messi iranian; Sardar Azmoun, Morteza Pouraliganji, Alireza Jahanbahksh, Saeed Ezatollahi, Ramin Rezaian, Karim Ansarifard dhe Mehdi Taremi.

Persët hapin kampionatin e tyre të Kupës Botërore të premten kundër Marokut, përpara se të përballen me Spanjën, pastaj me Portugalinë.

Le të shpresojnë se ata luajnë aq mirë sa duken.

Të fundit