Flash News

KRYESORE

Rusia armatosi Serbinë, një ditë më pas Shqipëria marrëveshje me SHBA për helikopterë Black Hawk

Rusia armatosi Serbinë, një ditë më pas Shqipëria

Shqipëria do të shtojë në flotën e saj ajrore helikopterë Black Hawk, që do t’i marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën për shtyp se qeveria shqiptare ka finalizuar marrëveshjen me SHBA-të për helikopterët e rinj.

“Është finalizuar marrëveshja dypalëshe për marrjen e helikopterëve Black Hawk ka një sërë elementësh me rëndësi. I falënderoj FA-të për angazhimin", tha ai.

Ditën e djeshme, në një ceremoni presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç prezantoi makinat e reja ushtarake të dërguara nga Rusia, ndërkohë që lajmëroi se në Serbi do të vijnë të tjera armatime.

Kreu i shtetit serb shpjegoi se armatimet duhen për të ruajtur sovranitetin. Por sigurisht që pajisja me armatime ruse solli shqetësim të madh në të gjithë rajonin.

në Kosova e cilësuan këtë furnizim si kthimin e Serbisë në një Rusi të vogël. Sot qeveria shqiptare, e cila vazhdimisht merr armatime nga SHBA-ja lajmëroi se do të furnizohet me një nga modelet më efektivë të helikopterëve, Black Hawk nga aleati i saj kryesor, SHBA-ja.

Të fundit