Flash News

KRYESORE

Rusia dhe Ukraina drejt luftës totale; Kievi kërkon mbylljen e ngushticës së Bosforit për anijet ruse

Rusia dhe Ukraina drejt luftës totale; Kievi kërkon mbylljen e

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka paralajmëruar se vendi i tij është drejt luftës totale me Rusinë, pas incidentit në detin Azov. Homologu i tij rus, Valdimir Putin ka akuzuar Kievin se po provokon qëllimisht Rusinë.

Ndërkohë, Ihor Voronchenko, komandat i flotës detare të Ukrainës, ka kërkuar nga Turqia që të mbyllë ngushticën e Bosforit për anijet ruse, si kundërpërgjigje ndaj shkeljes së ligjeve ndërkombëtare nga Rusia. Ankaraja nuk i është përgjigjur kësaj kërkese, por presidenti Rexhep Taip Erdogan ka theksuar se vendi i tij mund të luajë rolin e ndërmjetësuesit në konfliktin Ukrainë-Rusi.

Edhe Bashkimi Evropian është përçarë sa i përket qëndrimit që duhet mbajtur ndaj Rusisë.

Britania e Madhe, Polonia dhe shtetet balltike kanë kërkuar masa të ashpra dhe sanksione shtesë ndaj Moskës. Kjo kërkesë është refuzuar nga Gjermania dhe Franca, të cilët i tremben thellimit të krizës brenda BE-së. Italia, Greqia, Bullgaria dhe Qipro kanë bërë thirrje më herët për ndryshim të qasjes ndaj Moskës dhe heqjen e sanksioneve.

Edhe Shtetet e Bashkuara duket se nuk do të përfshihen direkt në këtë konflikt, ndonëse presidenti Donald Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë për anulimin e takimit me Vladimir Putin, i planifikuar për t’u zhvilluar në Argjentinë, në kuadër të samitit G20.

Më 25 nëntor, në ngushticën e Kertshit para Gadishullit të Krimesë një anije ushtarake kufitare ruse u përplas me një anije ukrainase, e cila u dëmtua rëndë. Më vonë tre anije ukrainase u morën nën kontroll nga forcat e armatosura ruse dhe u konfiskuan për shkak të shkeljes së kufirit detar, sipas tyre. Gjashtë marinarë ukrainas mbetën të plagosur.

Të fundit