Flash News

KRYESORE

Rusia do hakmerret ndaj Shqipërisë? Zv. Ambasadori në Tiranë flet me nota proteste

Rusia do hakmerret ndaj Shqipërisë? Zv. Ambasadori në Tiranë

Rusia ka paralajmëruar mundësinë e një kundërpërgjigjeje ndaj veprimit të sotëm të Shqipërisë, në lidhje me unifikimin e vendimit për të dëbuar zyrtarë rusë nga shtetet e NATO-s.

Në një prononcim për Report tv, Zv.Ambasadori i Rusisë në Tiranë Dmitry Kazmin shpreh keqardhje për heqjen e dy diplomatëve rusë nga ana e qeverisë shqiptare, duke deklaruar se do të jetë koha ajo që do të vërtetojë se veprimi i palës shqiptare ka qenë i gabuar.

Madje Kazmin është shprehur se Rusia nuk e përjashton mundësinë e një kundërpërgjigjeje, një deklaratë kjo e cila në terma të gjuhës diplomatike mund të konsiderohet mjaft serioze.

"Lidhur me vendimin e autoriteteve shqipetare per largimin e dy diplomateve ruse, na duhet te shprehim keqardhjen per kete rast. Ky vendim bie ndesh me perpjekjet tona per permiresimin dhe intesifikimin e marredhenieve dypaleshe. Vendimi eshte i pabazuar dhe koha do ta tregoje kete. Ne kete situate nuk mund te perjashtohen edhe kundermasat nga pala ruse. Edhe njehere tjeter dua te shpreh keqardhjen per cka ndodhi. Veprimi i pales shqipetare i kundervihet frymes pozitive per marredhenie te mira midis dy vendeve.Pozitën zyrtare ju do të merrni në të ardhmen e afërt”, shprehet zv.ambasadori rus.

Kjo e hënë ka qenë një ditë e ngarkuar politikisht pasi kujtojmë se pas vendimit të SHBA-ve e shumë shteteve të NATO-s për të larguar diplomatët rusë nga vendet e tyre respektive, të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Shqipëria. Shkak i kësaj lëvizje që ka përfshirë dhe shtete të mëdha si Amerika, Britania, Gjermani, Franca etj, është vdekja misterioze e ish agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

Të fundit