Flash News

KRYESORE

“Rusia e meritoi kualifikimin”, ish-kryebashkiaku socialist bën ekspertin: De Gea, portier i dobët

“Rusia e meritoi kualifikimin”, ish-kryebashkiaku socialist bën

Ish-kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika ka reaguar pas eliminimit të Spanjës nga Rusia, pas gjuajtjeve të penalltive.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjika thekson se Spanja ka zhvilluar një kampionat të dobët teksa  evidenton portierin e Manchester United, David De Gea si fajtorin kryesor të largimit të iberikve.

“Gati, kush e ka radhën nga 'të mëdhajat' për tu eleminuar! Thash gjë Brazili unë”, paralajmëron Gjika.

Statusi i plotë:

Një nga verdiktet më të drejta të ketij Kampionati Botëror, ishte eleminimi i Spanjës!

Nuk e kuptova cfarë kërkonin spanjollët me atë lojë?!

Të shkonin te penalltitë, kundër Rusisë, e cila e dëshironte vetë këtë skenar?!

Harruan spanjollët që janë mesdhetarë, dhe si temperament intimidohen shpejt!

Harruan spanjollët, që këtë vit, kanë një portier,i cili nga 7 goditje në portë, ka pësuar 6 gola!

Harruan spanjollët, që trajneri rus ka qenë portier,dhe sigurisht që do ti përgatiste me detaje egzekutimin dhe pritjen e tyre!

Prandaj them që ishte verdikt i drejtë kalimi për më tej i Rusisë, pasi spanjollët i shpenzuan kot 120 minuta, dhe shkuan plot vetëdije drejt një dështimi të paralajmëruar, tek penalltitë!

Iku Spanja!

Gati, kush e ka radhën nga “të mëdhajat”për tu eleminuar!

Thash gjë Brazili unë

Të fundit