Flash News

KRYESORE

Rusia furnizon Serbinë me pajisje ushtarake, Vuçiç: Na duhen të ruajmë sovranitetin

Rusia furnizon Serbinë me pajisje ushtarake, Vuçiç: Na duhen

Serbia u furnizua nga Rusia me automjete të blinduara ushtarake, ndërsa deri në fund të vitit priten armë të kalibrave të ndryshme. Ato do të dërgohen në Nish, qyteti i tretë më i madh serb, e afër kufirit me Kosovën.

Në ceremoninë e pranimit te pajisjeve ushtarake ishte i pranishëm presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili konfirmoi per mediat vendase se disa pajisje ushtarake ruse që ishin nisur për në Serbi ishin bllokuar nga Rumania përmes rrugës së Danubit për shkak të sanksioneve të BE-se në lidhje me rajonin e Krimesë.

“Ato kanë mbërritur në vendin tonë me gjithë kundërshtimet e disave. Këto na duhen për të ruajtur sovranitetin. Nuk kemi plane për pushtim, këto na duhen vetëm për të mbrojtur vendin tonë.

Tani është në modë të flitet kundër Putinit. Unë nuk dua të jem në modë, përkundrazi dua të jem falënderues ndaj Putinit”, tha presidenti serb.

Vuçic njoftoi se deri në fund të vitit në Serbi do të mbërrijnë edhe katër helikopterë luftarakë Mi-35, tre helikopterë transporti Mi-17, si dhe tanke të tjera BRDM-2MS dhe T-72 nga Rusia.

Të fundit