Flash News

KRYESORE

Rusia gati të shfaqet publikisht si aktor në Ballkan, Sergey Lavrov: Nëse përfshihet SHBA, edhe ne do bëhemi pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

Rusia gati të shfaqet publikisht si aktor në Ballkan, Sergey Lavrov:

Ndonëse vepron prej kohësh si një ‘aktor i fshehur’ në Ballkan, Rusia është gatshme të shfaqet publikisht si përcaktuese e fatit të rajonit.

Gjatë një vizite që ka nisur në Beograd, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se vendi i tij do të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbisë, nëse ndodh e njëjta gjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Lidhur me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, ne, siç e kam përmendur, kemi shprehur besim te Bashkimi Europian. Nëse vendoset se Rusia mund të ftohet në rast se SHBA ftohet për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse për ndërmjetësimin, ne nuk do të qëndrojmë larg", deklaroi Lavrov.

Gjatë një vizite të pak muajve më parë të zhvilluar në Moskë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kërkoi nga presidenti rus, Vladimir Putin, që të pranonte ftesës për pjesëmarrje në dialogun Kosovë-Serbi, në rast se pala shqiptare kërkonte përfshirjen e amerikanëve.

Ish-zv/ministrja e Jashtme flet për takimin e mbajtur sekret: Rama, Thaçi dhe Vuçiç diskutuan në Davos ndarjen e Kosovës

Të fundit