Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Rusia po blen mediat”, reagon Ambasada në Tiranë: Zyrtari amerikan të bëjë publike emrat e portaleve dhe televizionit
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar pas një artikulli të Këshilltarit shqiptaro-amerikan në Asamblenë e Nju Jorkut, Mark Gjonaj, i cili pretendon se Moska ka blerë një televizion, tre portale dhe po përgatitet për blerjen e një gazete në Shqipëri.
Ambasada e konsideron këtë shkrim si trillim antirus dhe është e detyruar të pranojë këtë “garë trendi”për demonizimin e Rusisë në mediat shqiptare.
Ambasada e Rusisë i ka bërë thirrje Gjonajt që të publikojë emrat e portaleve, televizionit dhe gazetës që sipas tij janë blerë nga ky shtet, ndërsa shpreh keqardhjen për banorët e Nju Jorkut që përfaqësohen nga një njeri që sajon të tilla gjëra.
Deklarata e plotë e Ambasadës së Rusisë:
Reagim i Ambasadës Ruse ndaj shkrimit të anëtarit të Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut në SHBA z. Mark Gjoni, të botuar në disa media shqiptare
"Megjithëse Ambasada është mësuar tashmë me botime të herëpashershme trillimesh antiruse në hapësirën mediatike shqiptare, është e detyruar të pranojë që në këtë “garë trendi” për demonizimin e Rusisë është shfaqur një lider i ri, i cili i ka tejkaluar të gjithë konkurrentët e tij për nga mungesa e kompetencës, absurditeti i gjykimeve dhe pasioni për teorinë e konspiracionit. Këtu bëhet fjalë për një anëtar të Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut në SHBA z. Mark Gjoni, artikulli i të cilit me titull “Pse Rusia kërkon të ndikojë rajonin duke blerë media” sot është përhapur në mediat shqiptare, përfshirë këtu edhe në gazetën shumë të njohur “Dita”.
Materiali i z. Gjoni tregon për një projekt sekret të hartuar gjoja nga shërbimet speciale të Rusisë për të ndikuar në opinionin publik shqiptar nëpërmjet blerjes dhe përdorimit të mëtejshëm të medias vendase. Për më tepër, autori pohon se Rusia ka blerë tashmë një gazetë shqiptare, një televizion dhe tre portale elektronike. Madje, për zhvillimin e bisedimeve përkatëse, në Tiranë gjoja ka qenë një delegacion i madh nga Moska, që ka vizituar ambientet e televizionit të blerë.
Më tej, duke u shkëputur përfundimisht nga ndonjë logjikë, z. Gjoni bën të ditur që mediat e “blera” nga Rusia që nga viti 2015 po përhapin materiale të prodhuara nga Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish, si edhe nga njëfarë qendre të paspecifikuar, e cila ndodhet në Sofje. Dhe që ta trembë një herë e mirë lexuesin e vet, z. Gjoni paralajmëron për planet e Moskës për të hapur në Tiranë “një qendër të njëjtë homologe të Nishit” për ta përdorur edhe atë për qëllime propagandistike. Autorin, ka të ngjarë, nuk e ngacmon fare fakti që Qendra Ruso-Serbe merret me kapërcimin e pasojave të emergjencave civile dhe aspak me publikimin e materialeve në media.
Në dëshirën e tij për ta paraqitur Rusinë si një armik, z. Gjoni arrin deri atje sa që e akuzon atë për cenimin e lirisë së medias në Shqipëri (!), si edhe për lidhjen e disa “kontratave bashkëpunimi” me një sërë gazetarësh shqiptarë, që “përdoren” për zgjerimin e ndikimit rus në vend. Dhe më e çuditshmja është që autori e sheh si një kërcënim më vete promovimin e kulturës ruse në Shqipëri, edhe pse dihet që bashkëpunimi humanitar Rusi-Shqipëri qëndron jashtë kornizave të politikës dhe i shërben ndjeshëm afrimit të vendeve tona. Meqenëse z. Gjoni jeton në SHBA, do t’i rekomandonim që ndonjëherë të vinte në Tiranë dhe të vizitonte ndonjë event kulturor të organizuar nga Ambasada për të parë me sytë e tij se me çfarë entuziazmi e pret artin rus publiku shqiptar.
E gjendur nën një mbresë të fuqishme nga leximi i artikullit të z. Gjoni, Ambasada nuk mund të mos i drejtohet me një kërkesë si më poshtë. Duke marrë parasysh që Ambasada nuk ka të dhëna për blerje të mediave shqiptare nga Rusia dhe nuk është në dijeni të ndonjë “marrëveshjeje të nënshkruar” lidhur me këtë, do t’i ishte shumë mirënjohëse z. Gjoni për informacione më të detajuara, përfshirë këtu emërtimet e gazetave, televizioneve dhe portaleve elektronike shqiptare të “blera” nga Rusia, titujt e artikujve të “përhapura” në Shqipëri nga Qendra Humanitare Ruso-Serbe dhe prova të tjera konkrete të “luftës mediatike” gjoja të drejtuar nga Rusia. Të dhëna të tilla do të përbënin interes të jashtëzakonshëm jo vetëm për Ambasadën, por edhe për të gjithë lexuesit shqiptarë.
Ndërsa momentalisht artikulli i z. Gjoni është një shembull krejt i qartë i një histerie antiruse të pabazë, të pathemeltë dhe të motivuar politikisht. Ambasada shpreh keqardhjen për qytetarët e Nju Jorkut, interesat e të cilëve i mbron një njeri i aftë për të tilla spekulime mashtruese, pa logjikë dhe krejtësisht trashanike. Gjithashtu, Ambasada është e befasuar nga vendimi i redaksisë së gazetës “Dita” për ta publikuar këtë “vepër”, e cila në asnjë moment nuk pasqyron situatën reale dhe nuk i afrohet fare një analize profesionale".
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38