Flash News

KRYESORE

"Rusia po destabilizon Ballkanin", ambasadori Karpushin kundërshton ministren Xhaçka

"Rusia po destabilizon Ballkanin", ambasadori Karpushin

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin i është përgjigjur deklaratave të ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila akuzoi vendin e tij se po destabilizon rajonin e Ballkanit.

Me anë të një shkrimi të titulluar “Dy mesazhe të kundërta nga Tirana dhe Bishkeku”, Karpushin thotë se vendet e CSTO* kanë kërkuar vazhdimisht bashkëpunim të ngushtë me NATO-n, ku Shqipëria është anëtare.  Ai i quan të baza deklaratat e ministres shqiptare.

“Në këtë sfond fjalimi i Ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë në konferencën e paradokohshme, në të cilin ajo ka leshuar një serë akuzash të pabaza ndaj Rusisë, tingulloi në mënyrë asonante. Jemi të mendimit se vendosja e kontaktëve të bashkëpunimit normal mes të dy organizatave ushtarako-politike u përgjigjet interesave të forcimit të sigurisë në rajonin euroatlantike dhe në Eurazinë”, shkruan ambasadori rus.

Në fjalimin e mbajtur në konferencën ndërkombëtare “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit”, Xhaçka theksoi se “vendet tona (Ballkani), shoqëritë tona, përballen me një kërcënim shumë real në formën e influencave të huaja, ku do të veçoja mbi gjithë të tjerat përpjekjet e Rusisë, të cilat synojnë të depërtojnë jo thjesht në qarqet politike, ekonomike apo institucionale.”

“20 vjet më parë, do të kishte qenë e paimagjinueshme që, fjala që bie, një vend si Rusia, të cilën e dëgjojmë shumë, të arrinte të destabilizonte rajonin e Ballkanit Perëndimor e të shndërrohej ne një rival, a një kërcënim për Bashkimin Europian, apo jo?”,- do të shprehej Xhaçka.

*CSTO është Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive. Shtetet pjesëmarrëse janë Rusia, Armenia, Kirgizia, Bjellorusia, Kazakistani dhe Taxhikistani.

Të fundit