Flash News

KRYESORE

Rusia vendos sanksione të gjera ndaj anëtarëve të elitës ukrainase

Rusia vendos sanksione të gjera ndaj anëtarëve të

Rusia ka vendosur sanksione financiare ndaj 322 anëtarëve të elitës ukrainase dhe 68 kompanive në pronësi të biznesmenëve të njohur ukrainas. Sanksionet u publikuan në faqen e internetit të qeverisë më 1 nëntor, me një dekret të nënshkruar nga kryeministri Dmitri Medvedev.

Në dekret thuhet se qëllimi i masës është kundërvënia ndaj aktiviteteve jo miqësore të Ukrainës ndaj shtetasve dhe subjekteve ruse si dhe normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e pronave në territorin e Rusisë. Ndër të prekurit janë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Ukrainës, ligjvënës, oligarkë, punonjës të zyrës presidenciale, zyrtarë qeveritarë dhe kompani të mëdha ukrainase.

Të fundit