Flash News

KRYESORE

Rusia zgjat sanksionet ndaj Shqipërisë deri në dhjetor të 2018-ës

Rusia zgjat sanksionet ndaj Shqipërisë deri në dhjetor të

Qeveria ruse ka vendosur që të shtyjë datën e sanksioneve që ka vendosur ndaj Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian. Deri më 31 dhjetor të 2018-ës kufizimet nga ana e Rusisë për Shqipërinë do vijojnë të mbeten në fuqi për disa produkte bujqësore, produkte ushqimore dhe lëndën e parë.

Pjesë e listës së vendeve që preken nga këto sanksione janë BE, SHBA, Kanada, Australi, Norvegji, Islandë, Lihtenshanji, Mali i Zi dhe Ukraina.

Ky vendim vjen si kundërpërgjigje ndaj rikonfirmimit të sanksioneve të këtyre shteteve ndaj Rusisë, si pasojë e krizës në lindje të Ukrainës.

Më 13 gusht të 2015-ës, Rusia vendosi embargon ndaj produkteve shqiptare, një vit pasi qeveria shqiptare kishte miratuar sanksionet ndaj këtij shteti.    

Të fundit