Flash News

KRYESORE

Sa afat do ketë Qeveria tranzitore? Basha: Mjaftueshëm sa për të garantuar procesin

Sa afat do ketë Qeveria tranzitore? Basha: Mjaftueshëm sa për

Opozita nuk ka preferuar të përcaktojë në platformën e shpalosur sot, afatin që do duhet të ketë Qeveria tranzitore. I pyetur gjatë konferencës, Basha tha se qëllimi ishte që diskutimi të fokusohet në thelbin e 10 detyrave që parashikohet të ketë Qeveria e re pa Edi Ramën kryeministër dhe që do të garantojë zgjedhjet e lira e të ndershme.

“Afati do të jetë i mjaftueshëm për të garantuar procesin zgjedhor”, deklaroi Basha.

Sipas tij, afati dhe procedurat e tjera do të shpalosen në vijim, por fillimisht fokusi duhet të jetë mbi detyrat që duhet të ketë Qeveria tranzitore.

Të fundit